Më dhjetë janar ekipet do të duelojnë mes tyre për fazën e 1/8 ku do të synojnë kualifikimin në çerekfinalen e këtij turneu.
Por kur jemi vetëm katër ditë përpara këtyre sfidave dueli Dinamo-Besa është përcaktuar vetëm sot, kjo pasi nuk dihej orari i nisjes së ndeshjes si dhe stadium ku do të luhej kjo ndeshje.
Ashtu siç ishte paralajmëruar nga portali “Veriu Sport” ndeshja do të luhet në stadiumin “Air Albania”.
Ndërkohë, është përcaktuar gjithashtu edhe ora se kur do të filloj kjo sfidë, dhe ekipet do të zbresin në fushë në orën 13:00
Fatos LAMAJ



