Ajo që u përfol prej disa ditësh, sot u bë realitet. Bëhet fjalë për sulmuesin Ildi Gruda, shkodranin kampion me Akademinë Vllaznia, i cili për tre sezone e gjysëm ishte pjesë e durrsakëve të Teutës, madje duke shkëlqyer në radhët e bregdetarëve.
Mbyllja e kontratës me Teutën, ka hapur rrugën e rikthimit në shtëpi për Ildi Grudën. Siç është bërë me dije edhe më herët, dejtuesit e Vllaznisë kishin arritur marrëveshjen me Grudën që ai të jetë pjesë e Vllaznisë me një afat tre vjeçar, ndërkohë që sot ka ardhur edhe firma zyrtare, gjë të cilën e përcjellë zyrtarisht edhe njoftimi i KF Vllaznia, në të cilin thuhet:
“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojnë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Ildi Gruda. Sulmuesi shkodran ka firmosur tashmë kontratën dhe do të jetë pjesë e klubit tonë për tre vitet e ardhshme. Ai rikthehet në shtëpinë e tij dhe ne padyshim që i urojmë sa më shumë suksese me fanellën kuq e blu!”