Thursday, April 25, 2024

Vjen fitorja e pestë radhazi e Nelson Hysës në boksin profesionist. Shkodrani mundi mbrëmjen e së dieles, anglezin e famshëm, Danny Williams, me rezultatin 60-54

Lexo

Surprizon Nelson Hysa. Ndonëse është në hapat e parë të boksit profesionist, dhe në duelet e tij po ndeshet me emra të njohur të ringut europian dhe botëror, ai po realizon vetëm suksese.

Fitorja e fundit, e pesta për nga radha u realizua mbrëmjen e së dieles në pallatin e sportit, “Ramazan Njala” të qytetit të Durrësit.

“Titans Fight”, quhej Turneu Ndërkombëtar i kompozuar nga organizatorët në formën e një spektakli sportivo-artistik. Krahas ndeshjeve amatore, mes të cilave edhe të boksit për femra, ato që u priten me shumë interes ishin duelet e boksit profesionist ku boksuan emra të njohur të boksit shqiptar, si Alban Beqiri, Ardit Murja si dhe Nelson Hysa.

Nisur nga niveli i kundërshtarit, një emër shumë potent i nivelit ndërkombëtar, siç ishte anglezi Danny Williams, pesë herë me radhë nënkampion bote, tre herë kampion në Angli si dhe boksieri që ka mundur të famshin Majk Tajson, ndeshja e shkodranit Nelson Hysa pritej me shumë interes.

Rivaliteti i këtij dueli ka qënë i pranishëm gjatë të gjithë kësaj ndeshje, ku nga raudi në raund ka pasur shkëmbime goditjesh dypalëshe. Falë epërsisë së krijuar në dy-tre raundet e para, Hysa ka arritur ta administrojë në mënyrën më të mirë ndeshjen dhe në fund t’i gëzohet vendimit të gjyqtarisë, e cila vendos që me rezultatin 60-54, fitues të jetë shkodrani Nelson Hysa.

Fitore kjo e pesta radhazi në pesë ndeshje të zhvilluara për Hysën, që me këtë ritëm dhe bilanc kaq pozitiv po surprizon komunitetin e boksit profesionist, dhe me të gjitha gjasat sukseset e tij priten të jenë të niveleve shumë të larta në duelet e ardhshme.

Nga sa bëhet e ditur, për anglezin Danny Williams, përballja e mbrëmjes të së dieles së 13 nëntorit, ka qënë e fundit për të, pasi në përfundim të ndeshjes ka deklaruar mbylljen e karrieres sportive të boksimit në ring.

Me fitore i kanë mbyllur ndeshjet e tyre edhe dy boksierët e tjera shqiptarë. Alban Beqiri mundi me nokaut që në raundin e parë rivalin e tij hungarez, Pal Olah. Ndërkohë, që Ardit Murrja, duke boksuar me gjeorgjianin Khvica Gigolashvili, fitoi me pikë. Boksierë këto, që së abshku me Hysën u përgatiten dhe u nxorën në rin nga trajneri durrsak, Elton Kikrri me mbështetjen financiare të si dhe zv/Presidentit të Federates Shqiptare te Boksit, Alfred Shoshi.

Të pranishëm në këtë aktivitet ndërkombëtar të përmasave të mëdha të boksit europian, ishin edhe autoritete të shumta, mes të cilëve, Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar Fidel Ylli, Presidenti i Federates Shqiptare te Boksit Florent Kalidhopuli, etj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img