Partizani arriti të fitojë sifdën direkte ndaj Vllaznisë në një përmbysje në minutat e fundit në Loro Boriçi. Vllaznia kaloi e para në avntazh me Hoxhaj në minutën e 38. Në pjesën e dytë duheshin golat e Da Silva në minutën e 66′ dhe në të 88’ ishte Skuka ai që do të heshtë stadiumin dhe t’i dhuronte 3 pikët Partizanit që ruan kryesimin. Për mikrofonat e Oversport, pas ndeshjes ka folur trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa
Ndeshja – Nuk mund të themi që skuadra u kënaq pas golit. Pjesa e parë ishte e mirë. Partizani bëri lojën e tyre. Patëm momente të mira sidomos në mesfushë. Nuk ishte problem lodhje por mënyra sesi ne dilnim para. Duhet të kishim qenë më të kujdesshëm në momentin e golit të barazimit.
2 gola nga krahu i majtë – Ne këto lojtarë kemi. Boshnjaku dhe Latifi ka disa ndeshje që mungojnë. Nuk mund t’i hedhin fajin një lojtari të veçantë pasi të gjithë kanë kontributin e tyre.
Oshilcaione edhe brenda ndeshjes – Nuk është problem fizik. Ne vrapojmë shumë. Nuk presim në mbrojtje. Problemi ishte te koordinimi i lëvizjeve për të dalë nga mbrojtja përpara.
Si ndikon humbja? – Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Kemi ndeshjen me kupën në fillim pastaj Laçi. Duhet të jemi të përqëndruar.
Përmirësimet – Në aspektin mbrojtës duhet kontrolluar topat e gjatë pasi goli erdhi me 40 metra pasim. Da Silva u gjet bosh në zonë dhe mori kontrollin e topit. Është një problem që duhet rregulluar. Nga krahu i majtë Partizani kishte kontroll. Duhej ndihmesa e të tjerëve për mbrojtësin e majtë.