Wednesday, December 11, 2024

Giovanni Colella: “E kam thënë që në fillim, kjo skuadër është ndërtuar për titullin kampion”

Lexo

Giovanni Colella ka folur pas fitores 2-1 në transfertë kundër Vllaznisë. Trajneri i Partizanit u shfaq i kënaqur me atë që skuadra e tij dha në fushën e blertë. Tre pikë mjaft të rëndësishme për demat që tashmë rimarrin vendin e parë në Superiore.

Në fjalën e tij për Oversport, italiani deklaroi:

“Sigurisht që çdo fitore ka rëndësitë e veta, por kur vjen me përmbysje do të thotë që ne po rritemi. Sigurisht që jam i kënaqur me lojtarët sepse kanë kaluar shokun psikologjik në derbi.

Ndryshimi i skemës? Sigurisht e kam menduar. E kam menduar që të aplikoj në të ardhmen dhe po mendoj për skemën me 3 mbrojtës.

Detyrat e lojtarëve? Në derbi s’janë bërë gjëra të mira. Disa lojtarë mjaft të rinj në moshë nuk kanë pasur mentalitetin e duhur për të përballuar një ndeshje të tillë. Sot kemi bërë një ndeshje si një skuadër më e pjekur. Do të kërkoj të bëjmë të tilla ndeshje.

Titulli kampion? E kam thënë që në fillim, kjo skuadër është ndërtuar dhe do të luftojë për titullin kampion. Humbja ndaj Tiranës na ka shërbyer për të nxjerrë mësime dhe për të reaguar”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img