Vllaznia-Elbasani është një nga çerekfinalet e ditës së sotme që do të luhet për llogaritë e Kupës së Shqipërisë. Duel ky që do të zhvillohet në “Loro Boriçi” në orën 17:00.
Dueli i parë mes dy ekipeve ka përfunduar 0-0 dhe pikërisht në Shkodër do të vendoset edhe ekipi që do të kualifikoht në fazën tjetër. Një 90-të minutësh shumë i luftuar mes shkodranëve dhe elbasanasve që kanë detyrim vetëm fitoren.
Formacionet zyrtare
Vllaznia:Jukaj,Gurishta,Bajrami,Stojanoviç,Çoba,Sala,Deliu,Krymi,Mala,Balaj,Dodaj Trajner:Tomas Brdariç
Elbasani:Abalora,Lila,Olberkis,Lulaj,Musta,Dros,Ibrahim,Qose,Lajthia,Gomes,Zhoel Trajner:Ivan Gvozdenoviç
Për këtë sfidë janë mësuar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi. Kështu kryesor do të jetë Klodian Shahini, i cili do të ndihmohet nga Fatmir Lama dhe Aurel Topi. Arbitër i 4-të do të jetë Adrian Beqiraj, ndërsa VAR-i i është besuar Andi Koçit, teksa në AVAR do të jetë Olsid Ferataj.
Fatos LAMAJ