Ndërprerja e kampionatit për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare, A si dhe të U21, është preferuar të shfrytëzohet nga kuqeblutë me zhvillimin e një ndeshje miqësore.
Zakonisht, janë përzgjedhur skuadra të niveleve të ulta, por këtë radhë përballë Vllaznisë do të jetë skuadra tuziane Deçiq, lidër i futbollit malazez.
Sfida në fjalë do të luhet të dielën e 7 shtatorit në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 18:00.
Një mundësi e mirë kjo shumë e mirë për teknikun Edi Martini duke i dhënë mundësi të formatojë formacionin e parë pas ardhjes së Bismark, në prag të një ndeshje shumë të rëndësishme, siç është ajo ndaj Partizanit, sfidë kjo që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” për javën e tretë të Superiores.