Vllaznia dhe Skënderbeu, gati për start. Trajnerët Tomas Brgariç dhe Ernes Gjoka, zyrtarizojnë formacionet e para. Java e 30-të të Superiores.

Pas pas, dhe saktësisht në orën 18:00, nis në stadiumin “Loro Boriçi” sfida e javës së 30-të të kategorisë Abissnet Superiore. Ndërkohë, që skuadrat janë në nxemje e sipër, dy trajnerët kundërshtarë, Tomas Brdariç i Vllaznisë dhe Ernest Gjoka i Skënderbeut, më herët ish trajner i kuqebluve, kanë zyrtarizuar formacionet, me emrat që do ta nisin nga minuta e parë. Në radhët e kuqebluve, të bie në sy rikthimi i sulmuesit Kevin Dodaj, i cili në dy ndeshjet e fundit e nisi ndeshjen nga stoli.

Formacionet zyrtare:

Vllaznia: Jukaj, Jago, Stojanoviç, Bajrami, Gurishta, Qato, Krymi, Mala, Dodaj, Balaj, Çoba. Trajner: Tomas Brdariç

Skënderbeu: Alia, Prençi, Sabo, Doka, Shaqe, Dumfur, Lukuinjas, Estrela, Nikaj, Nasr, Bismark. Trajner: Ernest Gjoka

Gjyqtarë:

Arbitër kryesor: Laver Alla, Asistent 1: Erind Burgu, Asistent 2: Stivi Met-hoxha

Arbitër i 4: Eldorjan Hamiti

Var: Andi Koçi -Avar: Kreshnik Barjamaj

Delegat: Eraldi Shera -Vëzhgues: Plarent Kotherja

Fatos LAMAJ

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu