Monday, November 25, 2024

Vllaznia dhe Tirana ndahen në një barazim plot klas në ‘Loro Boriçi’

Lexo

Vllaznia 2-2 Tirana (Balaj 55’P, 78′ / Walid 22′, Ismajli 75′)

Vllaznia dhe Tirana kanë ndarë pikët pas barazimit 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Superiores.

Kjo përballje kishte gjithçka brenda, përveç fituesit. Bardheblutë e kryeqytetit ishin më kërkues në pjesën e parë, duke krijuar disa raste të pastra. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 22-të, kur Jarmouni shënoi dhe i dha avantazhin Tiranës.

Pjesa e dytë nisi me gol, me Bekim Balajn që vendosi baraspeshën në minutën e 55-të. Tirana u rikthye në avantazh në minutën e 76-të, falë një goli të Ismajlit, por festa zgjati pak. Balaj, riktheu sërish baraspeshën 3 minuta më vonë, me një supergol të shënuar nga goditja ë dënimit. Pavarësisht se të dyja skuadrat krijuan, rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe ekipet u detyruan të ndajnë nga një pikë.

Ky është barazimi i dytë radhazi për Tiranën në kampionat, ndërsa Vllaznia ndalet pas fitores me Partizanin një javë më parë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img