Sunday, January 19, 2025

Vllaznia e basketit meshkuj, ankimim në FSHB. Tension, fyerje dhe provokime të vazhdueshme të ekipit të Tiranës ndaj kuqebluve. Kërkohen masa ndëshkimore

Lexo

Vllaznia e basketit për meshkuj fitoi ndaj Tiranës në transfertë me rezultatin 85-88, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 12-të të Superligës në basketboll meshkuj. Sfida e luajtur në pallatin e sportit “Farie Hoti” të kryeqytetit u karakterizua nga një rivalitet i fortë, ku tensioni në fushën e lojës ka qënë i pranishëm gjatë të gjithë takimit, duke regjistruar 54 foula, nga të cilat 6 gabime teknike.

Për drejtuesit e Vllaznisë, ekipi i tyre është përballur me një presion psikologjik nga ana e ekipit kundërshtar, ku sipas tyre, gjatë të githë ndeshjes, ka shpërthyer në fyerje dhe provokime të vazhdueshme ndaj arbitrave si dhe ekipit kuqeblu.

Për këtë arsye, drejtuesit e Klubit të Basketbollit Vllaznia, bëjnë të ditur se kanë bërë ankimim pas ndeshjes për mos reagimin e 3-shes së gjyqtarëve ndaj fyerjeve dhe provokimeve të ekipit të Tiranës ndaj arbitrave si dhe ndaj ekipit të Vllaznisë.

Gjithashtu, drejtuesit kuqeblu kanë kërkuar masë disiplinore për lojtarin Frenki Lilaj për fyerje të vazhdueshme ndaj lojtarëve dhe stafit të Vllaznisë

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img