Sunday, December 1, 2024

Vllaznia e futbollit femra dhe ajo e basketit meshkuj, bëhen me sponsor! Të premten, ditë ceremonish në Shkodër, prezantohen “bosët” që do të financojnë ekipet përkatëse

Lexo

Shkodra, historikisht ka vuajtur në drejtim të sponsorizimit të sportit. Edhe pse një pjesë e madhe e ekipeve sportivë të qytetit verior, figurojnë në eliten e sportit kombëtar, mbështetja financiare ndaj ekipeve dhe individëve kampionë të këtij qyteti ka qënë e pakët.

Krahas të tjerave, një situatë e tillë ka ardhur ndoshta edhe nga mungesa e një kulture të mirëfilltë në sektorin menaxherial. Gjë e cila, duket se gjatë periudhës së fundit ka filluar të ndryshojë për mirë.

Sinjalet e para pozitive i dha Presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi, i cili me stafin e tij professional ka ditur që në mënyrën më të mirë të afrojë pranë klubit emra potencialë që kanë nisur prej më shumë se një viti bashkëpunimin dhe mbështetjen ndaj klubit kuqeblu.

Dhe tashti, radhën e ka Vllaznia e futbollit të femrave të marrë mbështetejen e një sponsori. Ekipi kuqeblu, 9 herë kampion i Shqipërisë, dhe konkurues në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve të Europës, i cili që në nisje dhe në vazhdim është mbështetur i tëri personalisht nga Presidenti Lazër Matija dhe familja e tij, tashmë do të ketë sponsorin e tij gjeneral. Një sponsor serioz me aktivitet të përbashkët shqiptaro-amerikan, i cili sipas njoftimit zyrtar të KFF Vllaznia, pritet të prezantohet nesër në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi” përmes një ceremonie zyrtare me të njëjtat parametra siç u prezantua pak muaj më parë sponsori KF Vllaznia, “Hospital One”.

Ndërkohë, pak metra më tej, një tjetër sport elitar në Shkodër, siç është ai i basketbollit meshkuj, pritet të ketë të njëjtin fat. Me 6 humbjet radhazi në kampionat, skuadra 9 herë kampione e Shqipërisë, prej së cilës pritej vendosja e yllit për titullin e dhjetë, është pranë rënis nga kategoria Superiore. Por, sponsorit e rinjë që do të prezantohen të premten në mjediset e pallatit të sportit, “Qazim Dervishi”, do të jenë patjetër mbështetje e fuqishme për të dalë nga situata e vështirë ku gjendet skuadra.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img