Vllaznia e mbyllë me “UEFA Women Champions League”, por largohet me kokën lart.(Juventus-Vllaznia 3-0 (0-2, 1:0)

Me dy humbje të ndeshjeve të turit të dytë, 0 me 2 një javë më parë në Shkodër dhe 1 me 0 sonte në Torino, Vllaznia e futbollit të femrave është eleminuar nga gara e mëtejshme e Ligës së Kampioneve të Europës.

Futbollistet kuqeblu të drejtuara nga Nikolin Leka bënë më të mirën e tyre në të dy sfidat, por përballë një kundërshtari të tillë që bën diferencen në cilësi, por edhe financim, nuk patën forcë të shkonin më tej.

Humbja e ndeshjes së parë në “Loro Boriçi” me rezultatin 0-2 duke mos pasur mundësi të shënonte të paktën një gol që do ta bënte më integruese sfidën e kthimit, ishte penalizimi më i madh i Vllaznisë në këtë duel me italianet e Juventusit.

Sidoqoftë, skuadra e Nikolin Lekës kërkoi ta provonte mundësinë e një surprize në Torino, dhe kjo u pa qarë që në veprimet e para të ndeshjes, kur Vllaznia e filloi ndeshjen me pressing në portën vendase. Presion që në një farë mënyre e vuri në vështirë prapavijën juventine, por përvoja, kualiteti i skuadrës në tërësi, përfshirë edhe individualitetet brenda formacionit i dhanë mundësi Juventusit që dalngadalë të marrë në dorë frenat e lojës.

Shënimi i golit në minutën e 33-të nga Straskova e çon rezultatin e përgjithshëm në 3 me 0 në favor të Juventusit, rezultat me të cilin mbyllet pjesa e parë. Me rikthimin në fushën e lojës për 45 minutat e dyta të kësaj sfide, Vllaznia kërkon të japë gjithçka në fushën e lojës në kërkim të shënimit të një goli, dhe realisht për shumë minuta luan si e barabartë.

Nga ana tjetër, Juventusi, jo vetëm që e administron në mënyrën më të mirë avantazhin, aq sa i duhej për të mbajtur nën kontroll ndeshjen, por është krejt afër edhe një goli të katërt teksa pengesë bëhet shtylla horizontale e Vllaznisë që e kthen topin në lojë.

Përfundimisht, me rezultatin e përgjithshëm 3 me 0(1 me 0 ndeshja e dytë në Torino dhe 0-2 ajo e një jave më parë në “Loro Boriçi”), Juventus kalon në turin tjetër duke vijuar konkurimin në grupet e Champions League, ndërkohë që Vllaznia duhet thënë me plot gojën se largohet nga kompeticioni Europian me “kokën lart”, jo vetëm për atë që shfaqi në përballjet e dyfishta me Juventusin, por edhe për atë, se ashtu si edhe dy sezone më parë, është mes 32 skuadrave më të mira të kontinentit europian.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu