Thursday, April 25, 2024

FSHF-Hidhet shorti i Kategorisë Superiore U-21, kampionati nis më 29 shtator

Lexo

Është zbardhur sot në ambientet e Shtëpisë së Futbollit kalendari i Kategorisë Superiore U-21 për sezonin 2021-2022. Shorti është hedhur nga drejtuesi i Departamentit të Garave dhe Kompeticioneve në FSHF, Marjus Sulejmani, ndërsa të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues të klubeve pjesëmarrëse në këtë kompeticion. Sezoni për ekipet 21-vjeçare do të nisë më 29 shtator dhe në këtë kampionat marrin pjesë 11 klube e më konkretisht KF Turbina, KF Partizani, FK Apolonia, KF Vllaznia, FK Kukësi, KF Laçi, FK Dinamo, KF Egnatia, KF Tirana, KF Teuta dhe KF Bylis.

Ky është edicion i dytë i Kategorisë Superiore U-21. Sezoni i parë u përmbyll me sukses, teksa kampion për edicionin e parë u shpall KF Bylis. Ky kompeticion është një risi e Federatës Shqiptare të Futbollit që vendosi vitin e kaluar të merrte këtë iniciativë dhe t’i jepte jetë këtij projekti mjaft të rëndësishëm për futbollin. Vendimi u mor në mënyrë që lojtarët e shumtë të cilët mbyllin ciklin me ekipet e moshave U-19 dhe nuk kanë hapësira momentale për të vazhduar karrierën me ekipet e të rriturve, të kenë mundësi të aktivizohen sa më shumë me ekipet e 21-vjeçarëve. Edhe për klubet që kanë shumë lojtarë që vijnë nga akademitë është një mundësi e mirë për të pasur futbollistë që aktivizohen me ekipet U-21 dhe mund të jenë të gatshëm në çdo moment për të luajtur me ekipet e të rriturve sipas parashikimeve të rregullores.

Edicioni do të nisë më datë 29 shtator me këto 5 sfida të javës së parë që luhen në orën 14:00:

KF Turbina – KF Partizani
FK Apolonia – KF Vllaznia
FK Kukësi – KF Laçi
FK Dinamo – KF Egnatia
KF Tirana – KF Bylis

(Teuta pushim pushim javën e parë)

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img