Monday, December 30, 2024

Vllaznia e pafat. Kuqeblutë gabojnë në sekondën e fundit të minutës së fundit shtesë. Tirana fiton klasiken me golin e Hasanit

Lexo

Vllaznia-Tirana,  0-1 (Shënues: Hasani 90+7’)

VLLAZNIA: Mehidri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Krymi, Boshnjaku, Sala, Çoba, Gruda, Mala, Balaj. Trajner: Migen Memelli

TIRANA: Abdullahu, Doka, Najdovski, Hoxhallari, Përgjoni, Hila, Deliu, Jonuzi, Hasani, Latifi, Abazaj. Trajner: Julian Ahmataj

Arbitër Kryesor: Enea Jorgji. Asistentë: Denis Rexha, Ridiger Cokaj. Arbitër i Katërt: Florjan Lata

VAR: Kreshnik Bajramaj-AVAR: Orlando Kuka

Vllaznia-Tirana, klasikja e futbollit shqiptar është mbyllur me rezultatin 0 me 1 në favor të ekipit bardheblu. Ka vendosur goli i shënuar nga sulmuesi bardheblu Hasani, i cili falë aftësive të tija individuale merr përsipër një depërtim në fundoren e majtë të prapavijës kuqeblu, ndonëse në pozicion të prirët me portën, e dërgon topin në rrjetën e Vllaznisë.

Pa lënë mënjanë dyshen Dodev-Stojanoviç që mund të bllokonin gjuajtjen e Hasanit, edhe portjeri Mëhidri që deri atëherë bëri mjaft mirë në ruajtjen e portës së tij, mund të kishte reaguar në elemininin e këtij goli që rezulton fatal për skuadrën e tij. Sepse, menjëherë pasi topi vihet në mesin  fushës, gjyqtari Jorgji vërshëllen për mbylljen ne krejt ndeshjes.

Vllaznia është e pafat, sepse për hirë të së vertetës, gjatë ndeshjes skuadra kuqeblu demostroi një lojë cilësore. Madje, skuadra e drejtuar nga Migen Memelli, mund ta shikonte veten në avantazh kur gjuajtja e kapitenit Bekim Balaj nga goditja e dënimit ndalet nga pingulja e mjatë e portës bardheblu.

Për t’u theksuar është se pas minutës së 82-të, Vllaznia luajti me 10 lojtarë në fushën e lojës, pasi me kartonin e dytë të verdhë mbrojtësi Smajli detyrohet të largohet me të kuqe duke vënë në pozitë vështirë skuadrën e tij për 15-të minuta duke përfshirë edhe kohën shtesë.

Këahtu, Vllaznia humb një ndeshje, e cila përgjithësisht, rezultati më i drejtë mund të ishte barazimi. Humbje kjo që e lë Vllazninë në vendin e pestë të renditjes me 9-të pikë, ndërkohë që tre pikëshi i sotëm, Tirana shkon në kuotën e 13-të pikëve duke u pozicionuar në vendin e dytë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img