Monday, November 25, 2024

Vllaznia-Egnatia, ndeshja e fundit në karrieren e Ndriçim Shtubinës

Lexo

Ndonëse luan për ngjyrat e Egnatias së Rrogozhinës, Ndriçim Shtubina ka zgjedhur qytetin e tij të lindjes për t’i dhënë lamtumirën futbollit të luajtur. Do të jetë pikërisht stadiumi “Loro Boriçi”, i cili ka rezervuar ceremoninë përkatëse në nderim të futbollistit shkodran, Ndriçim Shtubina, në karrieren e të cilit,krahas disa skuadrave të Shqipërisë, pjesa më e madhe e karrieres së tij sportive i përket Vllaznisë së Shkodrës, madje për disa sezonbe duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit të skuadrës.

Ndërkohë, sa i takon ndeshjes, rrogozhinasit ku bën pjesë edhe vetë Shtubina, duke qënë se nuk kanë presionin e rezultatit, pritet të luajnë pa emocione, gjë që në shumë arste të tilla, skuadrat kanë aritur të nxjerrin ndeshje pozitive. E rëndësishme për trajnerin Zekirija Ramadani, është mbajtja e formës sporrive për të qënë gati në përballjen e ndeshjes shtesë të mbijeteses, Play Out, me fituesin e çiftit të kategorisë së parë, Korabi-Apolonia.

Për t’u theksuar është se Egnatia ka qënë skuadra më e vështirë për kuqeblutë në këtë sezon, me të cilën Vllanzia nuk ka arritur të fitojë asnjë ndeshje.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img