Vllaznia-Elbasani. Kuqeblute me tre mungesa ne formacion, Brdariç kompozon formacionin e ri

Shkodranët që po kalojnë një moment të mirë forme duan ta vijojnë këtë ecuri, ndaj një Elbasani që ka shfaqur luhatje të mëdha gjatë këtij edicioni të Superiores. Por, dilemat e formacionit për këtë sfidë duket se janë të mëdha për trajnerin Brdariç. Me trajnerin gjerman që duhet të bëjë llogaritë me mungesat e dy titullarëve si Jago dhe Bajrami.

E po ashtu edhe një mungesë si Kahrimanoviç, që pritet të jetë jashtë fushave për disa javë. Kështu në portë nuk ka dyshime dhe do jetë titullar Jukaj. Në mbrojtje nga e djathta do jetë Gurishta e ndërsa në të majtë rikthehet Çoba. Dyshja e qendërmbrojtjes pritet të formohet nga Stojanoviç dhe Repaj, megjithëse Brdariç ka bërë prova në prapavijë edhe me Krymin. Megjithatë nëse Krymi do pozicionohet në qendër të mbrojtjes, vendin e tij në mesfushë pritet ta marrë Mala.
Ku së bashku me Salen dhe Qaton pritet të formojnë treshen e mesit të fushë. Dhe nëse prizrenasi do jetë më i tërhequr, vendin e tij në krahun e djathtë të sulmit pritet ta zërë Gruda. Me Balajn në majë të repartit ofensiv dhe Dodajn majtas që kompletojnë formacionin kuqeblu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu