Vllaznia dhe Elbasani do të përballen sot në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 13.30. Ndeshja në fjalë është e vlefshmë për Turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Ashtu si edhe në turin e parë, edhe në të dytin, vendimi i FSHF-së përcakton një ndeshje teke për skuadrën që kualifikohet në turin e tretë. Për vete përformancen e dobët që ka skuadra kundërshtare gjatë viteve të fundit, ndërkohë që edhe në këtë sezon e ka nisur kampionatin me dy humbje radhazi, ndërkohë që edhe në kupë është kualifikuar për mos paraqitje të Luftëtarit, Vllaznia nuk do ta ketë të vështirë kualifikimin. Pikërisht për këtë, duke pasur përballë këtë kundërshtar modest, për stafin teknik është një mundësi më shumë të hedhë në fushën e lojës lojtarë nga stoli të cilët kanë patur hapësirë të pakët aktivizimi në ndeshjet e deritanishme.
Nga sa bëhet e ditur, për ndeshjen në fjalë, drejtuesit e KF Vllaznia kanë vendosur të prezantojë uniformën e saj të tretë me të cilën do të luajë gjatë këtij sezoni.
Vllaznia-Elbasani është çifti i 7-të i turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, ndërkohë që diten e djeshme janë luajtur edhe 6 ndeshje të tjera ku surpriza më e madhe ka ardhur në grupin A me kualifikim e Korabit dhe Dinamos që eleminuan përkatësisht Tiranën dhe Bylisin.
Grupi A
TIRANA-KORABI 0-1
Skuka 119′
BYLIS-DINAMO 1-2
Beji 9′ / Xhixhiua 71′, Da Silva 11
TEUTA-KASTRIOTI 5-0
Arapi 13′ , Bregu 29′ , Gonçalves 72′ , Vila 84′ Gruda 86′
Grupi B
KUKËSI-BESA 2-1
Limaj 67′ , Ibrahimi 72’/ Koleci 8′
SKËNDERBEU-POGRADECI 3-0
Berisha 13′ , Mensah 57′, 66′
PARTIZANI-APOLONIA 1-0