Klubi shkodran ka prezantuar një tjetër futbollist në repartin mbrojtës. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin serb Milos Stojanovic, i cili më herët ka luajtur në Superiore me skuadrën e Kastriotit.
26-vjeçari është rritur në skuadrën e Crvena Zvezdës dhe më pas ka luajtur për ekipe si Kolubara, Bazanija, Vozdovac dhe Sloboda Tuzla, Bylis dhe Kastritoti në Shqipëri. Stojanovic regjistron 34-ndeshje të luajtura me Kastriotin ku ka shënuar një gol.
Njoftimi:
“KF Vllaznia dëshiron të njoftojë se nga sot pjesë e tij është edhe futbollisti Milos Stojanoviç. 26 vjeçari luan në rolin e qendërmbrojtësit dhe në sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit të Kastriotit.
Welcome Milos Stojanovic!”