Saturday, July 27, 2024

Firma e radhës te Vllaznia, serbi Milos Stojanoviç vishet kuqeblu

Lexo

Pas dy shkodranëve, Ildi Gruda dhe Eslit Sala, maqedonasve Darko Dodev dhe  Konstantin Cheshmedjiev, si dhe Redon Dragoshi ka ardhur edhe firma e radhës në kampin kuqeblu.

Bëhet fjalë për serbin Milos Stojanoviç, i cili më herët ka luajtur me Bylisin dhe Kastriotin e Krujës.

“KF Vllaznia dëshiron të njoftojë se nga sot pjesë e tij është edhe futbollisti Milos Stojanoviç. 26 vjeçari luan në rolin e qendërmbrojtësit dhe në sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit të Kastriotit. Ëelcome Milos Stojanovic!”, thuhet në njoftimin zyrtar të publikuar nga KF Vllaznia mesditën e sotme.

Në këtë mënyrë, numri i blerjeve të Vllaznisë në këtë merkato verore shkon në gjashtë kundrejt 13-të futbollistëve të larguar më herët nga kontigjenti i skuadrës që mbylli sezonin e kaluar futbollistik.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img