FCM Traiskirchen-Vllaznia 0-1
Shenues: Kristian Vulaj 75′
Vllaznia e ka nisur me fitore ciklin e ndeshjeve miqësore që ka planifikuar të luajë në tokë austriake ku po zhvillon fazë pergatitore themelore në prag të pjesëmarrjes në Kupat e Europës.
Sfida e parë e luajtur pasditen e sotme perballë skuadrës austriake FCM Traiskirchen është mbyllur me fitoren e Vllaznisë me rezultatin 0-1.
Fatin e takimit e ka vendosur Kristian Vulaj, shqiptari nga Tuzi, i cili këtë sezon futbollistik la Deciqin e Superligës malazeze për të veshur uniformën e Vllaznisë.
I aktivizuar në pjesën e dytë të ndeshjes, Vulaj ka gjetur rrjetën ne minutën e 75-të duke kaluar ne avantazh Vllazninë, rezultat i cili qenndroi ne fuqi derë ne fund te takimit.
Në pjesën e parë tekniku Josa aktivizoi kete formacion: Zogoviç, Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Smajli, Jonuzi, Boshnjaku, Heriç, Hoxhaj, Kruja, Aralica. Nderkohë, në 45 minutat e dyta, krahas Vulajt, u aktivizuan edhe futbollistë të tjerë kuqeblu.