Friday, April 26, 2024

Kryebashkiaku shkodran, Bardh Spahia, pret volejbollistet kampione të Vllaznisë

Lexo

Ekipi i volejbollit të femrave të Vllaznisë U-20, fitues id y trofeve të vitit 2022, titullit kampion si dhe Kupës Rinia, ishte mesditën e sotme mysafir në zyrën e kryetarit të Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia.

Kreu i institucionit, i cili shoqërohej nga përfaqësues të zyrës së kulturës, rinisë dhe sporteve, përgëzoi volejbollistet shkodrane, trajnertët e tyre, Ferdinand Bardeli dhe Dorian Tafa, si dhe Presidentin e Shoqatës së Volejbollit të Femrave Vllaznia, Florian Zekja për arritjet e tyre, ndërkohë që premtoi dhe garantoi mbështetje për vazhdimësinë e aktivitetit të tyre.

“Me vajzat e ekipit të volejbollit të Vllaznia U- 20, të shpallur kampione kombëtare si dhe fituese të kupës “Rinia”.

Vajzat kampione dhe stafi drejtues e teknik, ashtu si çdo sportist, do të kenë mbështetjen time të vazhdueshme.

Ekipet e sportit, janë ambasadorët më të mirë të Shkodrës brenda e jashtë vendit, duke përcjellë emrin e Vllaznisë e Shkodrës anëmbanë me krenari.”, shprehet, kryebashkiaku shkodran, Bardh Spahia, në postimin e tij zyrtar, pas takimit në fjalë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img