VLLAZNIA – DINAMO 1 – 0 (Dodaj 90+2′)
Vllaznia ka triumfuar ndaj Dinamos me rezultatin 1-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t në Superiore, falë një goli në fund nga talenti shkodran, Kevin Dodaj. Bekim Balaj dha sinjalet e tij që në fillim. Sulmuesi provoi me kokë në minutën e tetë, por pa u koordinua si duhet, ndërsa në të 10-tën ishte shtylla që e ndali nga goli.
Dinamo ndërkohë, u ndal në dy raste nga tranversa dhe shtylla. Pas një gabimi në prapavijën shkodrane, Denison u përpoq që të përfitonte, por s’kishte saktësinë e duhur. Në të 40-tën, sërish Bekim Balaj protagonist, ai mori përsipër ekzekutimin e një goditje dënimi, me sferën që përfundoi jashtë.
Ekipi i Dritan Mehmetit “flirtoi” me golin pas një ore loje. Traversa i mohoi golin Qefaliajt, pas një aksioni të shpejtë. 13 minuta nga fundi i kohës së rregullt, ekipi i Bërdaric reklamoi një penallti pas një rrëzimi në zonë të Grudës, por arbitri nuk kishte të njëjtin mendim.
Në kohën shtesë, Vllaznia ia doli të merrte 3 pikët pas golit të , duke shkuar kështu në kuotën e 56 pikëve në vendin e dytë. Dinamo është në vendin e katërt me 48 pikë.