Shtyrja e takimit ndaj Laçit duket se ka ardhur për mirë te Vllaznia. Nnëse, takimi do të ishte zhvilluar në ditën e caktuar do të kishte jo pak, por afro pesë apo gjashtë mungesa. Ndërsa siç mësohet me përjashtim të Balës të gjithë lojtarët e tjerë të formacionit të parë mësohet se janë të gatshëm.
Kuqeblutë do kenë një grup shumë më të plotë për këtë ndeshje. Ku problemet fizike për Hakajn, Malën e Smajlin mësohet të janë lënë pas. Dhe të tre futbollistët pritet të jenë në formacionin e skuadrës, ndryshe nëse takimi do të ishte zhvilluar në datën e caktuar.
Po ashtu sinjalet janë shumë pozitive edhe nga Gomesh, i cili po ashtu ka lënë pas problemet fizike e tregoi një formë të shkëlqyer në ndeshjen brenda grupit. Ku sulmuesi brazilian shënoi 3 gola, i cili po ashtu mund të jetë në fushë si titullar, kjo edhe pas mungesës së Balajt për shkak kartonësh.
Kuqeblutë nisën ditën e djeshme javën anti-Laçi. Ku stërvitjes së zakonshme patjetër që gjatë këtyre ditëve do t’i shtohet edhe një analizë e detajuar e stafit teknik ndaj rivalit të radhës.
Gjithashtu edhe trajneri Osmani kërkon që kjo të jetë “e treta e vërteta” sepse në dy ndeshjet e para në stolin kuqeblu ka arritur një barazim1-1 ndaj Erzenit dhe një humbje në shifrat 4-1 kundër Partizanit.
Admir URUÇI