Vllaznia është gati për Tiranën. Pas përfundimit të seancës stërvitore të djeshme, e fundit për këtë pragndeshje, kuqeblutë janë grumbulluar si zakonisht në kompleksin turistik Gardenlad Resort të Barbullushit ku kanë kaluar mbrëmjen e djeshme.
Ndërkohë, gjatë orëve të paradites së sotme, trajneri maqedonas, Goce Sedloski së bashku me stafin e tij teknik ka projektuar formacionin e parë, me të cilin do të luajë sot ndaj Tiranës.
Burime pranë kuqebluve bëjnë të ditur, se me rikthimin e dyshes së kirahëve në prapavijë, Gurishta dhe Hakaj, formacioni ka marrë këtë pamje: Në portë, malazezi Bojan Zogoviç, për të vijuar me pravijen, Gurishta dhe Hakaj në krahë, si dhe Juriç së abshku me Bulatoviç në qëndër të mbrojtjes.
Mesfusha, do të përbëhet nga Jonuzi, Boshnjaku dhe Marku, ndërkohë që në vijën e parë sulmuese është treshja, Çobën-Latifi dhe më Balajn në majë.
Sfida, Vllaznia-Tirana, e vlefshme për javën e 30-të të Abissnet Superiore, luhet sot në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 18:00.