Thursday, March 28, 2024

(Video) Rikthehet Pingpongu në Shkodër. Kampionati Kombëtar i moshave U13 dhe U19. Vllaznia dinjitoze me dy ekipe pjesëmarrëse

Lexo

Mungesa e kushteve stërvitore ka bërë që pingpongu shkodran t’i mungojë prej disa vitesh aktiviteteve kombëtare. Por, së fundmi, ndërtimi i sallës së re të pingpongut pranë stadiumit “Loro Boriçi” ka dhënë impaktin e vet pozitiv tek Shoqata e Pingpongut Vllaznia duke bërë një riorganizim të gjithanshëm me krijimin e ekipeve të moshave.

Kjo ka bërë që Federata Shqiptare e Pingpongut , në kuadër të ditës Botërore të Pingpongut, të sjellë në Shkodër aktivitetin më kryesor të moshave, Kampionatin Kombëtar individual dhe ekipor të kategorisë U-13 dhe U-19. Një aktivitet ky dy ditor model që po organizohet në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi”, për të cilin flet po e ndjekin nga afër edhe sekretari i Federatës Shqiptare të Pingpongut, shkodrani Tonin Binoshi, si dhe Pjerin Bushati, nëndrejtor Agjencisë së Zhvillimit të Sporteve në Tiranë.

Duke folur për Veriu Sport, Binoshi dhe Bushati, flasin me superlative për masivitetin e pjesëmarrjes së shumë ekipeve, si dhe për cilësinë e organizimit nga FSHP në bashkëpunim me Shoqatën e Pingpongut Vllaznia.

Ndër të tjera, ato përgëzojnë rikthimin në konkurim të pingpongistëve shkodranë, të cilët po bëjnë një paraqitje shumë të mirë, mes të cilëve veçojnë dy talentet e reja, Daberdaku dhe Çoba.

Kampionati Kombëtar i moshave në pingpong mbyllet pasditen e së dielës ku do të zhvillohet edhe ceremonia e shpërndarjes së trofeve.

(Video) Panje nga zhvillimi i Kampionatit Kombëtar të Ping Pongut për moshat U13 dhe U19 që po zhvillohet në Shkodër

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img