Vllaznia, gati të sfidojë Egnatian. Pritet një “Loro Boriçi” plot në mbështetje të kuqebluve

Emocionet e ballafaqimit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Egnatia, apo finalja e parakohshme siç është quajtur në opinionin sportiv sa vijnë dhe shtohen duke iu afruar orës 18:00, e cila shënon edhe startin e takimit.

Në kampin kuqeblu janë gati për të sfiduar  Egnatian të cilët në ndeshjen e para të luajtur në Rrogozhinë kanë fituar me rezultatin 1 me 0.  Kuqebluve, u duhen dy gola për të përmbysur humbjen e ndeshjes së parë, ndërkohë që me një gol diferencë takimi shkon në shtesë dhe nëse ka përsëri barazi edhe në penallti.

Megjithatë, në deklaratat e kuqebluve, objektivi i tyre është për ta mbyllur çështjen e kualifikimit brenda kohës së rregullt të 90-të minutëshit. Dhe, për  t’ia arritur këtij objektivi, Vllaznia do të ketë mbështetjen e madhe të tifozëve, në radhët e të cilëve ka një organizim masiv për të mbushur shkallët e stgadiumit “Loro Boriçi” në mbështetje të skuadrës së zemrës.

Sa i përket formacionit, tekniku Qatip Osmani, pritet të jetë ai që luajti ndeshjen e kaluar në transfertë me Teutën, ku në mungesë të pikave shumë të forta, titullarëve Hakaj dhe Stojanoviç që u ndëshkuan me karton të kuq në ndeshjen e parë në Rrogozhinë, do hedhë në fushë të riun Pusi dhe Jago për pozicionet e  qëndrës së mbrojtjes si të krahut të majtë  të prapavijës duke i shtuar edhe pjesën tjetër, nga  Qarri në portë, për të vijuar me Smajlin, Juriç, Krymi, Alivoda, Boshnjaku, Mala, Balaj, Gruda.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu