Friday, November 22, 2024

Vllaznia humbet në Laç. Kuqeblutë kontestojnë ashpër anulimin e golit shënuar nga Gjorgjeviç

Lexo

Laçi-Vllaznia 1:0 (Shënues: Guindo 65′ (p))

E diel, 6 shkurt 2022, ora 13:45, Stadiumi i Laçit

Laçi: Dajsinani, Roganovic, Velkovski, Malota, Ziko, Qato, Deliu, Ujka(Turkaj 86’), Adeleke(Zylfiu 61’), Mazrekaj(Veliaj 78’), Guindo. Trajner: Mirel Josa

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Diagne, Hakaj, Bulatoviç, Krymi, Jonuzi(Çoba 85’), Da Silva, Mustedanagiç(Aralica 72’, Latifi, Djurdjeviç(Kruja 72’), Trajner: Thomas Brdariç

Gjyqtar: Eldorian Hamiti / VAR: Kreshnik Bajramaj

Kuqeblutë largohen nga Laçi me një humbje që i djeg shumë, sepse tre pikët e humbura sot ndaj skuadrës vendase e distancojnë Vllazninë me 13 pikë diferencë nga Tirana që kryeson kampionatin e Kategorisë Superiore.

Realisht ka qënë një superndeshje e interpretuar në mënyrën më të mirë nga të dyja skuadrat që janë rivale të drejtpërdrejta edhe për zonën europiane. Laçi e nis më mirë kur trondit traversën e portës së mbrojtur nga Zogoviç. Por, nuk vonon dhe Vllaznia kundrapërgjigjet fuqishëm, madje arrin të shënojë përmes boshnjakut Gjorgjeviç. Ka qënë minuta e 26-të, kur gjatë një aksioni të kuqebluve, Da Silva i shpëton mbulimit të Malota duke pasuar menjëherë tek Gjurgjeviç, i cili pasi shmang daljen e portjerit Dajsinani e dërgon topin në rrjetën e skuadrës vendase.

Realisht, gjyqtari Hamiti bën me shenjë drejt mesfushës duke konfirmuar golin, por një sinjal i sistemit VAR ndërlikon situatën. Bëhet fjalë për një prekje të topit me dorë nga Da Silva gjatë dyluftimit me Malotën, ku pas verfikimit të pamjeve dhe konsultës me VAR, arbitri Hamiti e anulon golin.

Reagimet në kampin kuqeblu janë të ashpra, madje trajneri Brdariç ndëshkohet edhe me karton të verdhë.

Na barazim 0-0 mbyllet pjesa e parë, ndërkohë që e dyta fillon me dyluftime të ashpra dhe ritëm të lartë të lojës. Të dyja skuadrat kërkojnë fitoren, por Vllaznia duke më kërkuese për të gjetur golin e avantazhit.

Megjithatë goli vjen në portën kuqeblu pas një vërshëllime për penallti të arbitrit lezhjan, Eldorian Hamiti. Në skenë del përsëri Viktor Da Silva, por këtë radhë duke shkaktuar penallti në dëm të skuadrës së tij. Ndëhyrja e tij brenda zonës kuqeblu ndaj Mazrrekajt të Laçit vlerësohet me njëmbëdhjetëmetërsh nga Hamiti. Guindo është i saktë në ekzekutim duke e dërguar topin në rrjetë.

Është minuta e 65-të kur rezultati ka ndryshuar në favor të Laçit, ndërkohë që minutat në vazhdim deri në mbyllje të të gjithë ndeshjes janë një fortunë e  vertetë e Vllaznisë që e kërkon me insistim golin. Rastet janë të shumta, madje Aralica i aktivizuar minutën e 72-të në vend të Mustedanagiç godet tramversen me kokë, por goli nuk del në dritë.

Pas kater minutave shtesë, vjen vërshëllima përfundimtare e arbitrit Eldorian Hamiti duke mbyllur të gjithë ndeshje. Laçi merr tre pikët shumë të rëndësishme dhe vazhdon të jetë në vend të dytë si skuadra më kërcënuese ndaj Tiranës kryesuese. Ndësra, kjo humbje për Vllazninë është fatale pasi e distancon edhe më shumë nga Tirana kryesuese, tashme më pikë diference.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img