Vllaznia-Kastrioti, miqësore, të shtunën ora 14:00 në “Loro Boriçi”

Ashtu siç e kishte paralajmëruar edhe më herët, trajneri i Vllaznisë Qatip Osmani, ka vendosur që në ditët e ndërprerjes së kampionatit për arsye të ndeshjeve të kombëtares së Shqipërisë në kualifikueset Euro 2024, të zhvillojë një ndeshje miqësore.

Dhe, kjo tashnë vëndosur, që pasditen e së shtunës, Vllaznia të ndeshet në një miqësore me ekipin e Kastriotit të Krujës. Një ballafaqim ky që pritet t’i shërbejë teknikut Osmani për  testimin e skuadrës së tij në prag të ndeshjes zyrtare që do të luhet me datë 24 nëntor përballë Laçit.

Ditët përgatitore, por edhe miqësorja e nesërme, janë një avantazh shumë i madh për shqiptaro-maqedonasin e pankinës kuqeblu në drejtim të një njohje më shumë të skuadrës.  Ndaj, në këtë këndvështrim, miqësorja e së shtunës pritet me shumë interes nga opinion sportiv shkodran, për të parë lëvizjet më të fundit në formacion, pasi, nga sa bëhet e ditur, do të ketë hapësira të shumta aktivizimi edhe për lojtarët e stolit, dhe sidomos ato të rinjë.

Ndërkohë, me interes, kjo miqësore është edhe portjerin e ri Tomas Kiri, 19 vjeçarin shkodran, titull në kombëtaren U-19, që pas Akademisë Vllaznia u bë pjesë e Tiranës, ndërkohë që këtë sezon ka kaluar në formë huazimi nga bardheblutë tek Kastrioti për hapësira më të shumta aktivizimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu