Tuesday, May 21, 2024

BOKS-Humbin Meta dhe Rajku. Shqipëria kthehet nga Europiani i Budvës pa asnjë medalje

Lexo

Në harkun kohor të një muaji, kombëtarja shqiptare e boksit ishte pjesëmarrëse në dy veprimtari të rëndësishme të boksit Europian të zhvilluara që të dyja në qytetin malazez, Budva. Fillimisht, duke konkuruar në Turneun EUBC Cup, ku nga katër boksierë pjesëmarrës, Shqipëria nuk arriti të fitoi asnjë ndeshje duke sjellë eleminimin e tyre që në turin e parë.

Ndërkohë, në pjesëmarrjen e dytë po në Budva, në kuadrin e Kampionatit Europian të kategorisë së moshës U22, kombëtarja e Shqipërisë arriti të marrë vetëm një fitore, atë të Flavio Metës në turin e parë, i cili nuk arriti të vahdonte më tej, pasi u mund në turin e dytë duke u eleminuar.

Ndeshjen e dytë, Meta e zhvilloi mbrëmjen e sotme duke pasur përballë serbin Almir Memiç, ndeshje kjo e vlefshme për peshën deri në 75 kg. Në përfundim të ndeshjes, të pesë gjyqtarët e këtij dueli i dhanë fitoren boksierit nga Serbia me rezultatin 5 me 0. Në këtë mënyrë, e vetmja shpresë që mund të ekzistonte për të shkuar në zonën e medaljeve u shua me humbjen e Metës. 

Konkurues në këtë peshë ishte edhe boksieri i kombëtares së Kosovës, Drilon Thaçi, i cili edhe ai e humbi duelin me boksierin bullgar, Cholov Willian Ro.

Të njëjtin fat e kishte edhe boksieri tjetër kuqezi, Geljan Rajku, konkurues në peshën deri në 92 kg, i cili po mbrëmjen e së enjtes u ngjit në ring duke u përballur me rivalin e tij Ramazan Dadaev të kombëtares ruse. Duke i shtuar edhe humbjen e ditës së parë nga boksierin vlonjat, Ariol Zeneli në peshën 57, i cili u mund nga kundërshtari i tij i kombëtares së Azerbajxhanit, Azrak Babirov, Shqipëria mbylli konkurimin e saj në Europian.

Ndryshe nga objektivi i deklaruar më herët, ku kërkohej futja në zonën e medaljeve, kombëtarja e Shqipërisë e drejtuar nga trajnerët Zef Gjoni, Gëzim Zeneli dhe Lazarin Vila, e mbyll Kampionatin Europian të boksit U-22, pa mundur të fitojnë asnjë medalje.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img