Vllaznia-Kukësi, java e 20-të e Superiores, luhet në orën 16:00

Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Mirel Josa, kanë zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes zyrtare në mes Vllaznisë dhe Kukësit. Përpara fillimit të seancës, trajneri Mirel Josa dhe mbrojtësi Ersin Hakaj ishin në sallën  e konferencave të shtypit duke folur për pragndeshjen në fjalë.

Ndonëse mes dy skuadrave ka diferenca në renditje, Vllaznia e katërta në renditje me 28 pikë dhe Kukësi i teti me 22 pikë, Josa vlerëson kundërshtarin.

Në vijim Josa, foli edhe për orarin e ndeshjes, i cili ishte planifikuar të luhej në orën 19:00, ku falë temperaturave të ulta, nuk është fort komode. Duke komentuar këtë fakt, personalisht, Josa, tha se nuk i kishte pëlqyer fare orari, pasi ulja e ndjeshme e temperaturave, nuk është në favor të zhvillimit të kësaj ndeshje.

Megjithatë, për Josën, orari është i njëjtë për të dyja skuadrat, dhe do të mundohen të bëjnë më të mirën në këtë ndeshje.

Ndërkohë, reagimi i teknikut Josa për orarin e pafavorshëm të zhvillimit të ndeshjes është mbështetur nga drejtuesit e klubit kuqeblu, të cilët janë vënë në lëvizje.

Kështu, me kërkesën e KF Vllaznia, dhe në mirëkuptim me FSHF-në dhe klubin kuksian, është vendosur që orari i ndeshjes, Vllaznia-Kukësi të ndryshojë. Që do të thotë, se vendimi më i fundit marrë nga FSHF, është që nga ora 19:00, ndeshja në fjalë të afrohet në 16:00.

Vendimin në fjalë e konfirmon zyrtarisht edhe KF Vllaznia, përmes njoftimit në fjalë:

Të nderuar sportdashës!

Ju njoftojmë se për shkak të temperaturave të ulëta, në mirëkuptim edhe me FSHF-në dhe klubin e Kukësit, është vendosur që të ndryshojë orari i ndeshjes së nesërme, nga ora 19.00 siç ka qenë planifikuar më përpara, ajo do të nisë në orën 16.00.

Faleminderit për mirëkuptimin!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu