Tuesday, April 16, 2024

Pragndeshja, Vllaznia-Kukësi. Klubi kuqeblu nisë shitjen e biletave

Lexo

Ishte planifikuar më herët që ndeshja, Vllaznia-Kukësi, të luhej në orën 19:00, por nisur nga temperaturat e ulëta që ekzistojnë në qytetin verior, me një vendim të fundit marrë nga FSHF, ndeshja Vllaznia-Kukësi, është zhvendosur të luhet në orën 16:00.

Një orar ky që duket më i përshtatshëm për pjesëmarrjen e tifozëve në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” në mbështetje të skuadrës së zemrës, Vllaznia.

Në pritje të zhvillimit të kësaj ndeshje, KF Vllaznia, ka nxjerrë në tre biletat e përballes, Vllaznia-Kukësi, ndërkohë që ka publikuar edhe njoftimin zyrtar për çmimet e biletave sipas tribunave përkatëse.

 

NJOFTIM

KF Vllaznia bën të ditur se nga dita e sotme, 06 Shkurt 2023, do të nisë shitja e biletave për ndeshjen e futbollit VLLAZNIA – KUKËSI, e vlefshme për javën e 20-të të Abissnet Superiore!

Ndeshja do të luhet, ditën e martë, dt. 07 Shkurt 2023, ora 16.00 në stadiumin “Loro Boriçi”, në Shkodër.

Ditët, oraret dhe pikat e shitjes së biletave për këtë takim janë:

– Biletaria e Stadiumit:

E Hënë, dt. 06 Shkurt 2023

  • Ora 10.00 – 18.00

E Martë, dt. 07 Janar 2023

  • Ora 10.00 – 17.00

– Tek dyqanit UNIVERSAL në adresën: Rruga Qemal Draçini, Tek Pallati “Exalco”

o E Hënë, dt. 06 Shkurt 2023 – E Martë, dt. 07 Janar 2023

Ora 10.00 – 20.00

Ju njoftojmë se për këtë sezon, përpos pikës së zakonshme në sportelet pranë stadiumit, biletat do të shiten edhe:

  1. Në Shkodër:

– Tek Market VLLAZNIA, në adresën: Tek kryqëzimi i Stacionit të Trenit, përballë, Karburant Bolv-Oil.

  1. Në Koplik:

– Tek VODAFONE SHOP, në Qendër të qytetit të Koplikut.

  1. ONLINE

– Duke filluar nga dita e e Hënë, dt. 06 Shkurt 2023, në linkun:

https://tickets.paysera.com/sq/event-group/vllaznia-kukesi

Faleminderit!

KF Vllaznia!

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img