Monday, November 25, 2024

Vllaznia largon talenten e volejbollit Adma Mikopula. I ati akuzon drejtuesit: Veprojnë për inate personale!

Lexo

Adma Mikopula, volejbollistja e talentuar e Vllaznisë nuk është më pjesë e volejbollit shkodran. Drejtuesit e Shoqatës së Volejbollit Vllaznia për femra, kanë marrë vendimin që Adma të mos jetë më pjesë e Vllaznisë.

Lojtarja në fjalë, e cila nga specialistët e volejbollit shkodran dhe më gjërë konsiderohet si një nga vajzat e talentuara dhe me shumë të ardhme në sportin e volejbollit, do të kërkojë një ekip tjetër për të vazhduar karieren e saj sportive. Rezultatet e saj si titullare kampione me moshat e Vllaznisë, titullare dhe kapitene skuadre me ekipin komnbëtar të moshave, dhe ndonëse 15 vjeçe, pjesë e rëndësishme e Vllaznisë për të rritura, i japin asaj të drejtë të kërkojë të ardhmen dikund tjetër.

Adma kishte një fat që sportin e volejbollit e nisi e nxitur nga babai i saj, ish volejbollisti i njohur i Vllaznisë dhe  kombëtares shqiptare, Adrian Mikopli, më pas edhe trajner i suksesshëm me Vllazninë. Ajo u rrit që fëmijë i vogël në fushën e volejbollit, teksa babai i saj, Adriani, sa herë jepte intervistat për median kur drejtonte Vllazninë e të rriturve, e mbante për dore Admen, pa e ditur se shumë shpejt ajo do të ishte protagoniste në fushën e lojës me uniformën e Vllaznisë.

Por, …gjithë ky passion i babait për vajzën dhe vajzës për babain, vjen një ditë dhe shpëblehet në të kundërt. Dhe, kjo ndodhë për disa probleme individuale dhe profesionale të fushës së volejbollit që Adriani kishte kohë më parë me drejtuesit e volejbollit shkodran, që sipas tij për inate personale, tashmë po i kthehen në një sulm vrastar kundër vajzës së tij.

E ndërsa, gjatë periudhës së fundit, Adrianit i duhet të luftojë jo pak edhe me sëmundjen e tij që ka disa kohë që po e mundon keqas, rasti në fjalë e ka bërë të kthehet urgjent nga Italia ku ishte duke u kuruar në klinikat e specializuara të vendit fqinj.

Në një komunikim të gjatë që ai kishte me Veriu Sport, akuzat e tij ishin të pafundme ndaj atyre, që sipas tij po ia terrorizojnë vajzën për inade përsonale. Megjithatë, mjafton edhe kjo që ai ka publikuar në rrjetin social për tu njohur me problemin në fjalë.

…Më poshtë, mund të lexoni postimin e bërë në rrjetet sociale nga vetë Adrian Mikopula, i cili në pak fjalë, shqetësimin e tij për të ardhmen e vajzës së tij, këkron ta ndajë me miqtë e tij në rrjetet sociale dhe më gjë. Ndërkohë, që ka bashkangjitur foto dhe video nga karriera sportive e Adma Mikopulës….

….Duke ju përshëndetur pa fund të gjithë ndjeksëve të mi në fb dhë më gjerë, sot do të doja të ndaja me ju një veprim aspak të drejtë dhe dashakeqës nga stafi, dhe shoqata e vllaznisë.

Kjo vajzë që ju shihni ADMA MIKOPULA,ishte lojtare e vllaznisë për të rritura dhe të reja e paratëreja.

Gjithashtu lojtare e kombëtares U 17 dhe pasuese kryesore e vajzave U 19.

Shoqata në fjalë ndërpret kontratën me këtë lojtare për arsye se ka marrë një pasuese tjeter…..

Paradoksi që unë vërejë është si mundet një vajzë me këto parametra të largohet nga ekipi ku stervitej për një arsye kaq banale…

Megjithatë unë si prind dhe ish specialistë i volejbollit,do shikoj mundësitë e lilljes së një kontrate të re…!!!???

Kjo është Shkodra,këto janë stafi të cilët drejtojnë volejbollin në Shkoder…

Shqetësimin e Adrianit dhe të vajzës së tij, Adma, mund ta gjykojë vete publiku, se sa real dhe i drejtë është ai. Ndërkohë, Veriu Sport, në pritje të një sqarimi të situatës në fjalë nga Shoqata e Volejbollit Vllaznia për femra, i uron shërim të shpejte ish volejbollistit dhe ish trajnerit të Vllaznisë Adrian Mikopula, si dhe vajzës së tij, talentes së volejbollit shqiptar, Adma Mikopula, vetëm suksese në karrieren sportive!

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img