Tuesday, November 26, 2024

Vllaznia lë pas pushimin tre ditor, rifillon stërvitjen. Program me ngarkesa të larta fizike për të përballuar një sezon të vështirë dhe plot rivalitet

Lexo

Vllaznia, mbyll tre ditët e pushimit dhe i rikthehet proçesit stërvitor. Që prej mbrëmjes së pasndeshjes me verio-irlandezët e Linfield, ndeshje kjo e mbyllur me fitoren e Vllaznisë me rezultatin 1 me 0, kuqeblutë janë lënë pushim për një afat tre ditor. Pushim i cili është shfrytëzuar nga futbollistët të kalojnë disa çaste relaksi pranë familjeve të tyre, kryesisht në plazhe apo pika malore.

Ndërkohë, që prej ditës së sotme ka nisur një periudhë tjetër përgatitore, e cila është në shërbim të sezonit të ri futbollistik, i cili zyrtarisht nis të shtunën e 19 gushtit të vitit 2023 me Kampionatin ‘Abissnet Superiore’.

Ashtu siç është deklaruar nga stafi teknik, kjo periudhë trejavore do të shërbejë për marrjen e ngarkesave të duhura fizike për futbollistët në prag të sezonit të ri futbollistik 2023-2024. Një gjë e tillë është parë edhe në seancën e sotme të zhvilluar në fushën sportive “Hasaj” të Golemit, kun ë pragm kanë qënë ngareksa të larta të karakterit fizik.

Edhe pse bëri përpjekje të shumta në ndeshjen e dytë të luajtur në “Loro Boriçi”, fitorja me rezultatin 1 me 0 nuk mjaftoi për të përmbysur humbjen e pësuar një javë më herët në Belfast me rezultatin 3 me 1.

Gjithësesi, ndeshja e dytë në Shkodër tregoi se Vllaznia ka brumë duke dhënë garancitë e duhura për vazhdimësinë e sezonit. Përpos eleminimit, që në fakt përballë një skuadre modeste si Linfield, kualifikimi ishte më se i mundshëm, loja cilësore që zhvilloi skuadra në ndeshjen e dytë ka sjellë një klimë pozitive në radhët e ekipit.

Megjithatë, sipas specialistëve të futbollit, por edhe të vetë drejtuesve të Vllaznisë, kuqeblutë kanë nevojë të përmirësohen edhe më tepër, pasi konkurenca dhe rivaliteti në Superioren e futbollit shqiptar pritet të jetë edhe më i fortë sesa vitin e kaluar.

Ndaj, në këtë aspekt presidenca kuqeblu së bashku me stafin teknik janë vënë në lëvizje për të realizuar goditje të tjera në merkato. Nga sa bëhet e ditur, janë piketuar, dy apo tre futbollistë, të cilët konsiderohen të nevojshëm për skuadrën, zyrtarizimi i të cilëve pritet të bëhet në ditët në vazhdim. Një gjë të tillë, e ka konfirmuar edhe vetë tekniku Migen Memelli, në prononcimin e dhënë për mediat.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img