Monday, May 20, 2024

(Video) Boks-Jurgen Lazri e nis me fitore Europianin e Boksit në Romani për të rinj. Mund 5-0 lituanezin Radoslav, kualifikohet në tetë më të mirët e Europës!

Lexo

Jurgen Lazri(Shqipëri)-Pilat Radoslav(Lituani) 5-0

Pikëzimi: 30-27, 30-27, 30-26, 30-26, 30-27

Është folur shumë gjatë periudhës së fundit për talentin shkodran të boksit, Jurgen Lazri. Falë bashkëpunimit me dy tranerët e moshave të KF Vllaznia, Klaodio dhe Emiliano Çekini, Lazri u shpall shumë shpejt dy herë radhazi kampion i Shqipërisë së moshave për të vijuar sezonin e kaluar edhe me një përfaqësim dinjitoz në Kampionatin Europian të të rinjëve.

I shoqëruar nga trajneri i tij Klaodio Çekini, 15 vjeçari Lazri u përzgjodh nga Federata Shqiptare e Boksit të përfaqësojë Shqipërinë edhe në Europianin e sivjetëm të të rinjëve që zhvillohet në në Ploiesti të Romanisë.

Dhe, mbrëmja e sotme kishte rezervuar ndeshjen e parë për kampionin shkodran, i cili u ndesh me kampionin e Lituanisë, Pilat Radoslav. Një ndeshje e cila foli e tëra për boksierin shkodran, ku falë dominimit absolut ai doli fitues i të gjithë ndeshjes me rezultatin e thellë 5 me 0.

Të pesë gjyqtarët e kësaj ndeshje kanë votuar që të gjithë për Lazrin: Dy raundet e para të fituara me rezultatin 30 me 27, më pas fitore në raundin e tretë dhe të katërt me shifrat 30-26, si dhe i pesti 30-27, duke zyrtarizuar fitoren e pastër 5-0.

Me këtë fitore talenti shkodran Jurgen Lazri është kualifikuar në tetë më të mirët e Europës. Ndeshja e  ardhshme për Lazrin do të jetë përballë një boksieri moldav që nëse arrin ta fitojë, kualikohet në katërshe duke fituar të drejtën e boksimit në gjysëmfinale për të pretenduar zonën e medaljeve.

Sipas trajnerëve të tij, vëllezërve, Klaudio dhe Emiliano Çekini, falë të dhënave të tij mjaft cilësore që disponon, Jurgen Lazri, është një super talent i boksit shqiptar dhe ndër boksierët më të mirë të viteve të fundit në Shqipëri, i cili shumë shpejt do të bëhet shumë i njohur edhe në anerën ndërkombëtare.

(Video) Momenti i  shpalljes së vendimit për boksieriun shqiptar, Jurgen Lazri

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img