Ashtu siç ishte parashikuar edhe më herët në programin e pragndeshjes, Vllaznia-Tirana, autobuzi i Vllaznisë do të mbërrinte në stadiumin “Loro Boriçi” i shoëruar nga kalorësit e hipizmit shkodran të veshur me fanellat kuqeblu. Një atmosferë kjo që u mirëprit me duartrokitje në aksin rrugor nga qëndra e qytetit për në stadiumin “Loro Boriçi”, aty ku futbollistët e Vllaznisë zbritën nga autobuzi për të qënë gati në orën 17:00, kur arbitri ndërkombëtar, Enea Jorgji, do të vërshëllejë për startin e takimit.
Pa shkuar deri tek nisja zyrtare e ndeshjes, në programin e hartuar nga KF Vllaznia, në pistën dhe fushën e gjelbërt të stadiumit “Loro Boriçi” do të ketë një koncert festiv me këngëtarët Rezarta Smaja, Laorjan Ejlli, Bruna Sata dhe DJ Besi.
Ndërkohë, në dhomat e zhveshjes, trajneri i Vllanzisë, Qatip Osmani ka zyrtarizuar formacionin e parë me të cilin kërkon të sfidojë bardheblutë e Tiranës. Ato janë: Mehidri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Hakaj, Krymi, Alivoda, Boshnjaku, Mala, Gruda, Balaj.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe homologu i tij, Erbim Fagu, duke përcaktuar këtë njëmbëdhjetësh që do të hedhë në fushë kundër Vllaznisë: Kozi, Lulaj, Hoxhallari, Mici, Haxhiu, Jonuzi, Deliu, Përgjoni, Lushkja, Latifi, Abazaj.
VLLAZNIA: Mehidri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Hakaj, Krymi, Alivoda, Boshnjaku, Mala, Gruda, Balaj. Trajner: Qatip Osmani
TIRANA: Kozi, Lulaj, Hoxhallari, Mici, Haxhiu, Jonuzi, Deliu, Përgjoni, Lushkja, Latifi, Abazaj. Trajner: Erbim Fagu
Trupa gjykuese e ndeshjes, Vllaznia-Tirana
Arbitër kryesor:Enea Jorgji(Elbasan)
Asistent 1:Denis Rexha(Tiranë)
Asistent 2:Ridiger Çokaj(Lezhë)
Arbitër i 4:Dorjan Maletaj(Tropojë)
Var:Kreshnik Bajramaj(Tiranë)
Avar:Albert Doda(Tiranë)
Delegat:Besnik Çela(Tiranë)
Vëzhgues:Plarent Kotherja(Tiranë)
Fatos LAMAJ