Sunday, May 19, 2024

Vllaznia, mbërrin në stadium. I paraprin, karvani i kuajve me dekorin kuqeblu. Tekniku Osmani, zyrtarizon formacionin anti-Tirana

Lexo

Ashtu siç ishte parashikuar edhe më herët në programin e pragndeshjes, Vllaznia-Tirana, autobuzi i Vllaznisë do të mbërrinte në stadiumin “Loro Boriçi” i shoëruar nga kalorësit e hipizmit shkodran të veshur me fanellat kuqeblu.  Një atmosferë kjo që u mirëprit me duartrokitje në aksin rrugor nga qëndra e qytetit për në stadiumin “Loro Boriçi”, aty ku futbollistët e Vllaznisë zbritën nga autobuzi për të qënë gati në orën 17:00, kur arbitri ndërkombëtar, Enea Jorgji, do të vërshëllejë për startin e takimit.

Pa shkuar deri tek nisja zyrtare e ndeshjes, në programin e hartuar nga KF Vllaznia, në pistën dhe fushën e gjelbërt të stadiumit “Loro Boriçi” do të ketë një koncert festiv me këngëtarët Rezarta Smaja, Laorjan Ejlli, Bruna Sata dhe DJ Besi.

Ndërkohë, në dhomat e zhveshjes, trajneri i Vllanzisë, Qatip Osmani ka zyrtarizuar formacionin e parë me të cilin kërkon të sfidojë bardheblutë e Tiranës. Ato janë: Mehidri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Hakaj, Krymi, Alivoda, Boshnjaku, Mala, Gruda, Balaj.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe homologu i tij, Erbim Fagu, duke përcaktuar këtë njëmbëdhjetësh që do të hedhë në fushë kundër Vllaznisë: Kozi, Lulaj, Hoxhallari, Mici, Haxhiu, Jonuzi, Deliu, Përgjoni, Lushkja, Latifi, Abazaj.

VLLAZNIA: Mehidri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Hakaj, Krymi, Alivoda, Boshnjaku, Mala, Gruda, Balaj. Trajner: Qatip Osmani

TIRANA: Kozi, Lulaj, Hoxhallari, Mici, Haxhiu, Jonuzi, Deliu, Përgjoni, Lushkja, Latifi, Abazaj. Trajner: Erbim Fagu

Trupa gjykuese e ndeshjes, Vllaznia-Tirana

Arbitër kryesor:Enea Jorgji(Elbasan)

Asistent 1:Denis Rexha(Tiranë)

Asistent 2:Ridiger Çokaj(Lezhë)

Arbitër i 4:Dorjan Maletaj(Tropojë)

Var:Kreshnik Bajramaj(Tiranë)

Avar:Albert Doda(Tiranë)

Delegat:Besnik Çela(Tiranë)

Vëzhgues:Plarent Kotherja(Tiranë)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img