Sunday, November 24, 2024

Vllaznia më e mira e Kampionatit Dimëror të Atletikës: 12 medalje individuale, dhe Franko Burraj sportisti më i mirë i aktivitetit

Lexo

12 medalje, 5 të arta, 5 argjenda, 2 të broxta, si dhe Franko Burraj, sportisti më i mirë i aktivitetit me 1053 pike Olimpike. Ky është bilanci i ekipit të atletikës Vllaznia në Kampionatin Dimëror të Atletikës të zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”.

Një sukses ky që e ka bazën në përgatitjen sistematike dhe shumë profesionale të stafit teknik, kryetrajnerit Albert Marashi si dhe kolegëve të tij, Bruno Rrotani, Dorian Tafa dhe Jetmir Jahaj.

Një start ky kaq pozitiv i aktiviteteve të vitit 2022, që ashtu siç ka qënë edhe gjatë vitit të kaluar, por edhe të pesë vjeçarit të fundit si kampione absolute e Shqipërisë, duket se është një garanci e sigurtë për të vijuar me këtë rrugë edhe në garat në vazhdim, të cilat për këtë vitë do të jenë të shumta. Ato nisin që më 5 mars 2022 me Kampionatin Ballkanik të Turqisë dhe me të tjera në vazhdim.

Rezultatet teknike të Kampionatit Individual Dimeror

Leandro Çardaku – 60m, rez 7.”20 vendi 1-re

Durjon Idrizaj – 60m/pengesa rez 9”02 vendi 1-re

Ravio Rama – 60m/pengesa rez 9”27 vendi 2-te

Genald Selhanej 60m/pengesa rez 9”75 vendi 3-te

Franko Burraj – 400m rez 47”81 vendi 1-re

Muhamet Çengeli – Kërcim së gjati rez 7.28m vendi 1-re

Kolindo Kiri – Kërcim së gjati, rez 6.53m vendi 2-te

Erdi Duka – Kërcim së gjati, rez 6.41m vendi 3-te

Kolindo Kiri – Kërcim 3-hapësh, rez  14.87m vendi 1-re

Muhamet Çengeli – Kërcim 3-hapësh, rez 14.67m vendi 2-te

Glenis Haxhiaj – Kërcim së larti, rez  1.90m vendi 2-te.

Erisa Rrasa – Kërcim së gjati, rez 5.62m vendi 2-te

Sportisti më i mirë i aktivitetit Franko Burraj me 1053 pikë Olimpike

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img