Friday, November 22, 2024

Vllaznia, miqësore me Laçin dhe Besëlidhjen në prag të sfidës zyrtare së 14 janarit me Kukësin

Lexo

Me seancën e parë të zhvilluar pasditen e djeshme në stadiumin “Loro Boriçi”, kuqeblutë kanë nisur minifazën përgatitore dimërore. Një process, që ka vijuar me dy seancat stërvitore të zhvilluara sot në kampingun ulqinak, aty ku skuadra është sistemuar që prej mbrëmjes së djeshme.

Përgatitje kjo që do të gërshëtohet edhe me zhvillimin e dy ndeshjeve miqësore, të cilat stafi teknik i ka planifikuar të luhen përballë dy komshive veriorë, ekipeve të Laçit dhe Besëlidhjes.

Miësorja e parë do të luhet në fundjavë në Kurbin, ndërkohë që e dyta është lënë të luhet pasditen e së hënës në stadiumin “Loro Boriçi”. Ballafaqimi i së hënës me lezhjanët është i dyti takim miqësor që luhet brenda pak ditëve. Kujtojmë se i pari u luajt me datë 30 dhjetor të vitit të kaluar dhe u mbyll me fitoren 1 me 2 nga Besëlidhja e drejtuar nga trajneri Dritan Smajlaj, një is futbollist ky që ka luajtur për pesë sezone me radhë për ngjyrat kuqeblu.

Dy miqësoret në fjalë, me Laçin dhe Besëlidhjen, pritet t’i shërbejnë stafit teknik për kolaudimin e skuadrës, dhe sidomos projektimin e formacionit të parë për ndeshjen e 14 janarit që do të luhet në “Loro Boriçi” për llogari të javës së 19-të Abissnet Superiore.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img