Skënderbeu-Vllaznia 3-2 (Nikaj 11,Liço 16,Rashica 31/Mala 42(11-m),Balaj 80(11-m)
Skënderbeu: Alia,Prençi,Rabiu,Liço,Rashica,Nikaj,Gërço,Randi,Vangjeli,Janaqi,Juri Trajner: Ivan Gvozdenoviç (U aktivizuan:Shaqe,Pecani,Ramos,Moses)
Vllaznia: Qarri,Pusi,Juriç,Balaj,Ajdareviç,Boshnjaku,Mala,Dodaj,Jago,Stojanoviç,Alivoda Trajner: Tomas Brdariç (U aktivizuan:Hajdari,Delaj,Smajli,Zaganjori)
Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti,Ilir Tartaraj,Marjus Qose,Kreshnik Cjapi Var:Emanuela Rusta Avar: Olsid Ferataj
Nje ndeshje pa shumë histori në “Air Albania” ajo mes Skënderbeut dhe Vllaznisë,aty ku shifrat përfundimtare i shkuan përshtat skuadrës së Skënderbeut. Në harkun kohor të pesë minutave realizon dy gola,fillimisht është Nikaj pas një kundërsulmi vrastar të Skënderbeut ku treshja Rashica-Juri-Nikaj nxjer të lirë këtë të fundit ku fare pran shtyllës së dytë shtyn topin drejtë rrjetës. Pesë minuta më vonë tjetër sulm i skuadrës së Skënderbeut me anë të dyshes Nikaj dhe Liço me këtë të fundit që fiton goditje nga këndi krosin e ardhur në zonë nga Juri e shfrytëzon mjaftë mirë Liço që me kokë mposht portierin Qarri. 2-0 shifrat në 16-të minuta lojë me Skënderbeun që arrin të bëj gjithçka mirë. Minuta të qeta pas golit të dytë të Skënderbeut. Kur luhej minuta e 31 e pjesës së parë tjetër aksion model i korçarëve dhe është Rashica i cili gjen golin e tretë të sfidës dhe të sigurisë për Skënderbeun. Pas tre golave skuadra pritëse në “Air Albania” kalon në delir dhe lëshon terren dhe Vllaznia hidhet e gjitha në sulm në kërkim të golit të parë dhe arrin të fitoj një penallti pas ndërhyrjes së gabuar ndaj lojtarëve shkodran. Tek pika e bardhë e penalltisë shfaqet Mala që hedh në një krah portierin Alia dhe topin në krahun tjetër. Me shifrat 3-1 mbyllet pjesa e parë.
Pjesa e dytë nis e qetë me të dy ekipet që duket se duan të mos pësojnë sesa të shënojnë. Një gol i anulluar për Skënderbeun aty ku Nikaj bën gjithçka mirë por asistenti Tartaraj ngrin festën e korçarëve. Reagon Vllaznia me tre momente të mira por as Balaj as Dodaj dhe as Alivoda nuk gjejnë golin e dytë. Vllaznia arrin të realizojë golin e dytë sërish me anë të një penalltie dhe këtë radhë me anë të gjahtarit të golit Bekim Balaj,duke rihapur gjithçka. Minutat e fundit nuk sjellin asgjë veç një rasti të Balaj por topi nuk i bindet. Gjithçka mbyllet me shifrat 3-1 në favor të Skënderbeut. Me Vllazninë që duket se humbja e finales i ka ulur disi moralin skuadrës.
Fatos LAMAJ