Saturday, July 27, 2024

Gvozdenoviç: “Skënderbeu kapi çfarë meritonte. Lojtarët meritojnë të gjitha bravot”

Lexo

Skënderbeu triumfoi me rezultatin 3-2 ndaj Vllaznisë, në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë në “Final Four”. Pas ndeshjes, trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç u shpreh për “MCN”:

“Ishte kampionat shumë interesant dhe i bukur, Skënderbeu kapi çfarë meritonte. Bravo çunave, tifozë, stafi, presidenti. Ishte një vit shumë pozitiv. Jemi shumë të kënaqur.  

Ishte shumë e vështirë, kisha një skuadër shumë të mirë me cilësi, por ishin lojtarë të rinj, nuk kishim eksperiencë, dhe kisha frikë për vendin e katërt. Kur e pashë që skuadra po forcohej, besimi u rrit për Final 4. Lojtarët meritojnë të gjitha bravot. 

Pësuam 3-4 humbje radhazi, por kemi ambient shumë të qetë, president shumë të zgjuar, kjo më ndihmoi mua si trajner, për ta kaluar momentin e vështirë. Ky ishte çelësi i suksesit.  

Nuk mund të flas për veten, e thashë edhe për “Panorama Sport”, nuk mund të vendos unë notat, i vendosin tifozët dhe specialistët.  

Egnatia dhe Partizani janë skuadra shumë të forta. Do të jetë finale e bukur, do të ketë fitues brenda 90 minutave. Do të jetë një finale e bukur me shumë gola”, u shpreh Gvozdenoviç.  

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img