VLLAZNIA-PARTIZANI 1-1 (42′ (p) Balaj / 23′ Maget)
Dueli mes skuadrave pretendente për fitoren e titullit kampion,Vllaznia dhe Partizani është mbyllur barazuar 1-1, në “Loro Boriçi”, në ndeshjen e javës së 21-të të “Abissnet Superiore”.
Të dy skuadrat kanë dhuruar një ndeshje të hapur sidomos në pjesën e parë me raste në të dy krahët dhe me gola në portat kundërshtare. Maguette ishte autori i golit për të kuqtë në minutë 23′. Por, këtij goli iu përgjigj penalltia e Balajt në fundin e pjesës së parë, duke bërë që ekipet të shkonin në pushim në barazim.
Ky ekuilibër nuk u prish në pjesën e dytë, edhe pse rastet nuk munguan. Por skuadrat në këtë fraksion loje ishin më të kujdesshme për të mos pësuar.
Me këtë rezultat, ekipi i Orges Shehit renditet në vendin e dytë me 36 pikë, sakaq Vllaznia e ndjek me 33 pikë në vendin e 3-të.