Saturday, July 27, 2024

Martini: “Ishim më lart se Laçi, stresi i pikëve bën punën e vet. Ekipi duket që është në rrugën e duhur”

Lexo

Teuta barazoi 1-1 në transfertë përballë Laçit në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të Superioes. Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i Teutës, Edi Martini:

“Duke thënë për lojën, unë them që ishim më lart se Laçi, kishim më shumë dëshirë. Megjithatë stresi i pikëve bën punën e vet. Presioni i pikëve shihet te lojtarët pasi edhe qarkullimin e topit nuk e kërkuam shumë. Por them se kemi luajtur më mirë se kundërshtari. Në pjesën e dytë ishim më efikas. Patëm rastet tona dhe po të shënonim më shpejt do të merrnim 3 pikët. Grupi është kompletuar dhe kur merr frytet prej atyre që hynë në fushë, ekipi duket që është në rrugën e duhur.

Çfarë duhet të bëni që mos të pësoni të parët dhe të jeni gjithmonë pjesë e kthimit të ndeshjes në këtë mënyrë? Po ta shikosh vetëm 1 herë na kanë gjuajtur në portë. Normalisht duhet ta fitojmë besimin, edhe lojtarët te vetja që mund t’ia dalim ndaj çdo kundërshtari. Unë besoj se rezultatet do të vijnë shpejt.

A mendon që do të dalë në skenë fitorja dhe njeriu gol te Teuta? Unë mendoj se kemi për të shënuar gola, pavarësisht se Dacit po i mungon goli. Por nuk është e lehtë të shkosh deri atje, por Daci nuk e ka finalizimin. Neve na çalon pjesa e rasteve flagrante. 3 ndeshjet e fundit kemi shënuar 5 gola, por mbetet punë të bëhet para porte.

Pritshmëria për lojtarin Faust? Ai do të na ndihmojë shumë. Ndihmon ekipin edhe në fazën difensive. E kisha planifikuar që sot të luante 60 minuta, por gjithsesi është lojtar i mirë që pres gola prej tij.

Porta? Zgjedhje teknike për Demën? Dema është portier mjaft i mirë dhe me eksperiencë. Normalisht edhe Vata është i mirë, ka qetësinë e duhur. Janë dy portiera dhe për mua është luks. Janë shokë dhe djem të mirë. Për mua është i rëndësishëm i gjithë ekipi jo individët.

Barazimi, gjysma e gotës plot? Në dukje 1 pikë nuk kënaq asnjë, por në fund të kampionatit kjo është shumë e vlefshme. Ju thashë çunave që s’duhet të humbim sot.

Parashikim Vllaznia-Partizani? Nuk kam asnjë parashikim. Megjithatë Vllazninë e shohë më afër fitores.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img