Sunday, January 18, 2026

Vllaznia, në heshtje shtypi në prag të sfidës me Dinamon

Lexo

- Reklamë -spot_img

Dinamo-Vllaznia, dueli i javës së 20-të të kategorisë Abissnet Superiore, do të luhet mbrëmjen e së hënës në stadiumim “Air Albania” të kryeqytetit duke nisur nga ora 19:30.

Kuqeblutë kanë preferuar të qëndrojnë në heshtje duke mos dalë në konferencën e shtypit, e cila si zakonisht organizohet një ditë para ndeshjes.

Dueli Vllaznia-Dinamo ka tërhequr jo pak vemendjen në këtë sezon futbollistik, jo vetëm për atë që skuadrat kanë dhënë në fushën e lojës, por edhe jashtë saj, sidomos para dhe pas ndeshjes së fazës së dytë të luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”, sfidë kjo e fituar nga Vllaznia me rezultatin 1 me 0, falë golit të shënuar nga kapiteni Bekim Balaj.

Mesa duket, nisur edhe nga polemikat që shoqëruan dy stafet përkatëse, para dhe pas asaj ndeshje, kanë ndikuar që në kampin kuqeblu të qëndrojnë në heshtje shtypi në prag të kësa sfide, e cila i përballë skuadrat në pozita të barabarta pikësh, nga 33, duke ndarë vendin e dytë dhe të tretë.

Në një farë mënyre, çfar kishin për të thënë për pragndeshjen me Dinamon, në kampin kuqeblu i thanë pas fitores në “Loro Boriçi” me Egnatian, ku fillimisht tekniku Edi Martini dhe më pas edhe Sherif Kallaku, e vlerësuan si një duel të vështirë dhe të rëndësishën, ndërkohë që nuk kanë nguruar të deklarojnë se udhëtojnë me objektivin e fitores tre pikëshe.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img