Ndërkohë që vazhdojnë me intensitet të plotë përgatitjet në Shkodër dhe më pas, në program është zhvendoja drejt Bosnjes për fazën përgatitore themelore, kuqeblutë e Vllanzisë janë në pritje të njohjes me kundërshtarin e raundit të parë të Europa Conferencë Leagues.
Një gjë e tillë do të ndodhë pasditen e nesërme, kur në orën 16:00, në Nyon të Zvicres do të hidhet shorti per raundin e parë të këtij kompeticioni.
Bazuar në praninë e skuadrave në grupet përkatëse, kundërshtarët e mundshëm të Vllaznisë për këtë tur, janë: FA Šiauliai (Lituani ), NK Bravo (Slloveni), FK Auda (Latvi), FC UNA Strassen (Luksemburg) dhe Valur (Islande). Dy ndeshjet e raundit të parë të Europa Conferencë League do të luhen me 11 dhe 18 Korrik 2024.