Tuesday, July 15, 2025

Vllaznia, nesër drejt Letonisë për sfidën e ditës së enjte kundër Daugavpils. Presidenti kuqeblu, Alban Xhaferi: Kemi besim se do ta kthejmë ndeshjen atje, kualifikohemi në turin tjetër!

Lexo

Kuqeblutë e Vllaznisë i japin fund sot përgatitjet për ndeshjen e kthimit të turit të parë UEFA Conferencë League, ndërkohë që nesër në mëngjes herët lënë Shkodrën pë të udhëtuar drejt Aeroportit “Nënë Tereza” të Rinasit, nga ku do të fluturojnë me avion drejt Letonisë.

Në pritje të ndeshjes së dytë, Daugavpils-Vllaznia, që luhet pasditen e së enjtes duke filluar nga ora 17:00,  presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi është shprehur optimist për një rezultat pozitiv.-

Duke folur në lidhje direkte nga Shkodra për emisionin “Max Sport”, edhe pse ndeshja e parë e luajtur në “Elbasan Arena” është fituar nga letonezët, 0-1, Xhaferi u shpreh se ka besim te futbollistët dhe se në ndeshjen e kthimit në Letoni, Vllaznia do ta sigurojë kualifikimin.

“Kishim raste të pastra për gol, por nuk ia dolëm dot. Goli i tyre ishte aksidental dhe ne kemi besim që do ta kthejmë ndeshjen atje. Jemi në një fazë ku jemi duke kërkuar të marrim disa lojtarë për ta plotësuar grupin dhe jemi optimistë për të ardhmen,” tha Xhaferi.

Ai konfirmoi se Vllaznia do të shkojë në Letoni me synimin për të kaluar turin, ndërsa shprehu pakënaqësi lidhur me arbitrimin, duke pretenduar për një penallti të mos dhënë në favor të tyre.

Sa i përket polemikave për largimin e Ildi Grudës te Egnatia, Xhaferi tha se kjo çështje është e sqaruar, nuk i intereson më dhe nuk ka dëshirë të komentojë për diçka që tashmë është e shkuar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img