Ndeshja mes Vllaznisë dhe Bylisit e vlefshme për javën e 24-të të Superiores ka përfunduar me fitoren e shkodranëve. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, u mbyll 3-0 në favor të vendasve.
Si fillim ishte autogoli i Kamara që kaloi shkodranët në avantazh. Teksa më pas rrugën e rrjetës e gjeti edhe mbrojtësi Stojanovic. Në fund erdhi edhe goli i Kahrimanoviç, i cili vulosi një sukses të pastër 3-0 që mban shkodranët në vendin e dytë në renditje,
Me këtë fitore, Vllaznia shkon në kuotën e 43 pikëve në vendin e dytë, duke parakaluar Partizanin. Në krahun tjetër, Bylis mbetet me 24 pikë në vendin e 7-të, 1 pikë larg Tiranës që mban vendin e 8-të.