Monday, September 16, 2024

Vllaznia nuk ia del të kualifikohet në raundin e dytë të “UEFA Women’s Champions league”. Kampionia e Austrisë St. Polten e mund 1-0 dhe shkon në raundin e dytë

Lexo

St. Polten(Austri)-Vllaznia(Shqipëri), 1-0(Shënuese: Kamila Dubcova 18’)

Formacioni i Vllaznisë: Hyska, Ramadani, Mustard, Bajraktari, Curraj, Franja, Doçi, Jones Presley, Ahamadi, Borshi. Trajner: Nikolin Leka

Vllaznia në futboll femra nuk ia doli të ecte më tej në konkurimin e Ligës së Kampioneve. Fitorja e ndeshjes së parë gjysmëfinale të grupit 2 me atë rezultat 3 me 0 ndaj kampiones së Gjeorgjisë la të kuptohej se skuadra kuqeblu e ka kapacitetin të kalonte sukses edhe ndeshjen finale të grupit për të mbërritur aty ku ishte edhe dy sezone më parë, mes 32 skuadrave më të mira të Europës.

Por, të gjitha planet i prishi ai gol i pësuar në minutën e 18-të të pjesës së parë që, kur pas një topi të gjatë të ardhur nga gjysmëfusha austriake, Kamila Dubcova, shfrytëzon apatinë e prapavijës kuqeblu dhe nuk nguroi të godasë saktë për ta çuar topin në rrjetën e portjeres kuqeblu, Antigogona Hyska.

Pas pësimit të golit, Vllaznia kërkon të reagojë duke këmbëngulur në gjetjen e golit të barazimit, por përballë ka një skuadër të mirëorganizuar që nuk toleron duke bërë që në pushimin mes dy pjesëve rezultati të jetë ai i minutës së 18-të.

Me rikthimin në fushën e lojës për 45 minutat e dyta, duket qartë që tekniku Nikolin Leka ka orientuar skuadrën për një lojë më sulmuese, e cila duket qartë në disa sulme të vazhdueshme drejt zonës kundërshtare. Por, ndërsa minutat kalojnë dhe goli nuk del në dritë, presioni psikologjik në radhët e kuqebluve shtohet, gjë që ndikon edhe në kartonin e dytë të verdhë të Megi Doçit, e cila ndëshkohet me këtë kuqe duke u larguar nga fusha e lojës në minutën e 80-të.

Megjithë përpjekjet e të dyja skuadrave minutat në vazhdim nuk ndryshojnë asgjë duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me fitoren e kampiones austriake me rezultatin 1-0, fitore që e kalon St. Polten në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve të Europës në futboll femra.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img