Monday, December 30, 2024

Vllaznia-Nuk ka afrime të reja, tekniku Osmani projekton formacionin anti-Kukësi me kontigjentin aktual. Testi bazë të dielën, ora 13:30 në miqësoren me Laçin

Lexo

Që prej mbrëmjes të së martës, kuqeblutë e Vllaznisë janë instaluar në kampingun ulqinak “Montefila”, aty ku përgatitjet vijojnë të jenë intensive me ngarkesë nga dy seanca stërvitore në ditë.

Terreni i  mirë i fushës sportive të ekipit ulqinak “Otrant”, por edhe kushtet e motit të qëndrueshme i kanë dhënë mundësi kryetrajnerit Qatip Osmani të konsumojë më së miri këto ditë të pakta qëndrimi në Ulqin, në mënyrë që skuadra të marrë formën e duhur sportive për të qënë gati në startin zyrtar të Superiores.

Sipas informacioneve të klubit kuqeblu, skuadra po i kushton rëndësi përgatitjes fizike, që kryesisht zhvillohet në orët e paradites në palestrën e forcës së kompleksit sportiv, ndërkohë që në orët e pasdites përqëndrimi më tepër është në aspektin tekniko- taktik.

Krahas katërshes së trajnerëve, Qatip Osmani, dhe ndihmësve të tij, Livoreta, Shtubina, Lekiqi, nga sa është parë, i angazhuar maksimalisht me skuadrën është edhe drejtori sportiv, Tefik Osmani, i cili ka zbritur në terren me uniformën sportive.

Sa i përket merkatos, edhe pse mediatikisht vazhdojnë lakohen emra të ndryshëm, të paktën deri në mesditën e së premtes nuk është konstatuar asnjë ardhje e re. Emrave të mëparshëm, Memolla, Hila, Çinari, apo edhe Shkodran Mustafi, ditët e fundit i janë shtuar disa emra ish kuqeblu, si portjeri Zogoviç, mbrojtësi Bulatoviç, mesfusorët Imeri dhe Herald Marku, si dhe sulmuesi Viktor Da Silva, futbollistë këto që në merkaton e janarit janë të lirë. Megjithatë, zyrtarisht, në klubin e futbollit Vllaznia, për asnjërin nuk konfirmojnë snjërin prej tyre, përveçse vetëm bisedimeve në distancë.

Në këto kushte, kryetrajneri Qatip Osmani, ka filluar të mendoj seriozisht që formacionin e parë ta ndërtojë me futbollistët që ka në dispozicion në ditët stërvitore të Ulqinit. Nga sa behet e ditur, kuqeblutë kthehen të shtunën në Shkodër, dhe të dielën udhëtojnë drejt Laçit për miqësoren e planifikuar me kurbinasit.

Një miqësore kjo, e cila luhet përballë një skuadre të kategorisë së Superiores dhe që është e një rëndësie të veçantë edhe për faktin, sepse fiks një javë më pas, më 14 janar, Vllaznia përballet me Kukësin në stadiumin “Loro Boriçi” në ndeshjen e parë zyrtare të vitit 2024, e vlefshme për javën e 19-të të Abissnet Superiore.

Ndaj, në këtë këndvështrim, pritet me shumë interes, sesi do ta vendosë tekniku Osmani skuadrën në fushën e lojës, qoftë në emra futbollistësh, apo edhe pozicionet e reparteve përkatëse.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img