Monday, December 8, 2025

Vllaznia nuk ndalet, fiton ndaj Elbasanit dhe ngjitet në krye

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionatin “Abissnet Superiore”, duke mposhtur me rezultatin 1-0 skuadrën e Elbasanit. Në ndeshjen e zhvilluar në “Loro Boriçi”, goli i vetëm i sfidës u realizua në pjesën e parë nga sulmuesi Yago, i cili vulosi triumfin e kuqebluve.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Edi Martini vazhdon momentin pozitiv dhe, me këtë sukses, ngjitet në vendin e parë të renditjes. Nga ana tjetër, Elbasani, pavarësisht një paraqitjeje të qëndrueshme, nuk arriti të shmangë humbjen dhe qëndron aktualisht në vendin e dytë të tabelës.

Java e radhës e Superiores do të vijojë të dielën me takimet e tjera të programit, që pritet të sjellin duele të forta në garën për kreun dhe mbijetesën.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img