Ballina Futboll Vllaznia-Partizani, rithehet dueli i traditës. Kuqeblutë për kreun dhe të kuqtë për...

Vllaznia-Partizani, rithehet dueli i traditës. Kuqeblutë për kreun dhe të kuqtë për mundësinë e kapjes së zonës “Final 4”

Vllaznia-Partizani është një nga duelet e ditës së shtunë, përballje që do të luhet në “Loro Boriçi” duke nisur në orën 16:30 dhe që do të luhet për llogari të javës së njëzet e një të “Abisnet Superiore”.

Një përballje shumë e luftuar pritet mes skuadrave, ku tre pikët jan mëse të detyrueshme. Vllaznia të luaj për kreun, ndërsa Partizani synon ti largohet akoma më shumë fundit të klasifikimit, por edhe të kërkojë mundësinë e kapjes së zonës “Final 4”.

Ashtu si dy duelet e para të këtij sezoni edhe përballja e së shtunës do të jetë mjaft delikate.

Vllaznia ka fituar në fazën e parë në stadiumin “Loro Boriçi” ndërsa në fazën e dytë jan ndarë në barazim.

Kjo bën që Partizani të shkoi në Shkodër edhe për hakmarrjen, ndërsa ekipi i drejtuar nga Oltion Kërnaja do të synoi fitoren për vazhdimësinë dhe një triumf të shtunën në Shkodër do të ishte si qershia mbi tortë për ringritjen.

Fatos LAMAJ

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu